Pipero: Maska, me detyrim ligjor edhe në rrugë

282
0

Shifrat e 24 orëve të fundit treguan se situata rreth përhapjes së koronavirusit në Shqipëri mbetet shqetësuese.

Konstatimi vjen nga mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero.

Ai tha sot se numrat e shtuar të të infektuarve,  të javëve të fundit, po dominojnë moshat  e reja.

“Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë”, u shpreh Pipero.

Ndonëse komplikacionet më të mëdha vijojnë t’i paraqesin të moshuarit apo të sëmurët kronikë ka dhe të rinj që kanë nevojë për trajtim spitalor, u shpreh ajo.

Një izolim i dytë i vendit u hodh poshtë si mundësi, nga kryeministri Edi Rama, i cili propozoi alternativa të tjera.

Megjithatë, “shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe humbje jetësh. Në kompleks jeta është shqetësuese por nuk është ende problematike”, shprehet Pipero.

Ndryshe nga çfarë ka deklaruar më herët, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero duke parë ecurinë e pandemisë në vend dhe qasjen e qytetarëve ndaj masave parandaluese propozoi se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura.

“Askush nuk e di nëse është pozitiv. Sot bota trembet nga transmetuesit e heshtur. Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë.

Madje nga 75 për qind që ishte ulja e mundësisë së infektimit, Pipero dha një shifër edhe më të lartë sot, i pyetur nga Abc Neës. – “Por që të na bëhet mënyrë jetese duhet të mbahet edhe në rrugë. Një maskë sado e thjeshtë e ul mundësinë e infektimit deri në 95%”, thotë Pipero.

Nëse rritet ndërgjegjësimi për përdorimin e maskës dhe respektimin e distancimit fizik Pëllumb Pipero, anëtar i Komitetit Teknik, thotë se numrat e të infektuarve do të njohin rënie në dy javët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.