PIKIATA NUK NDALET/ Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

2579
0

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.30  lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.05 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 92.61 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 100.27 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 118.33 lekë ose 0.11 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 103.14 lekë, ose 0.04 lekë më pak se ditën e enjte.