Pezullohet lundrimi i trageteve në portin e Vlorës drejt Italisë

51
0

Kapitaneria e portit Vlorë ka pezulluar lundrimin e tragetit Vlorë- Brindisi. Shkak është bërë përkeqësimi i kushteve atmosferike edhe era e fortë.

Pas vendimit të kapitanerisë trageti nuk do të niset sot drejt Italisë. Dy ditë më parë ishte vendosur pezullimi vetëm për mjetet e vogla lundruese ndërsa sot është pezulluar edhe trageti.

Forca e detit jashtë gjirit të Vlorës shkon në 8 ballë.