ALARM në Durrës dhe Vlorë/ Pritet përkeqësim i motit, anulohen lundrimet…

64
0

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë kanë çuar në pezullimin e lundrimeve detare në Portin e Vlorës dhe Durrësit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton se janë anuluar tre lundrime nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, si dhe nga Vlora drejt Brindizit. 

Si pasojë e motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në datën 17.01.2023, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA, gjithashtu anulohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA.

Trageti AF MARINA rinis linjën Bari -Durrës nesër ditën e mërkurë dat?.18.01.2023, kurse trageti AF CLAUDIA rinis në linjën Ankona-Durrës ditën e enjten datën .19.01.2023.

Ndërsa në portin e Vlorës Trageti Ioan Sun i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anulluar lundrimin e datës 17.01.2023 për Vlorë-Brindisi. Trageti Ioan Sun do të rinis lundrimin në datën 18.01.2023 ora 14:30“, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.