Pesoi kriza te renda, Rama shtrohet me urgjencë në QSUT, ja nga se vuante

168
0

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni në orët e para të mëngjesit në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Sipas zyrës së shtypit, pas kryerjes së disa testeve imazhe në QSUT, u pa se kreu i qeverisë vuante nga një apandicit akut dhe për këtë arsye iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. 

Sipas zyrës së shtypit, ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mirë.