“Do ikësh në Amerikë dhe do martohesh me një bionde”, ëndrra që u bë realitet për Armandon nga Korca

546
0

Dikur dikush i tha se e kishte parë në ëndërr që ishte martuar me një bionde në Amerikë. Kjo është historia e Armandos nga Korça, i cili prej 3 dekadash jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku dhe njohu bashkëshorten dhe nënën e 3 fëmijëve të tyre.

Ai ka ardhur në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të treguar historinë e tij.

Armando u largua nga Korça përmes një të huaji nga Zelanda e Re që kishte ardhur në Shqipëri. Ai e mori me vete Armandon në Athinë, ku jetonte dhe vetë. Në kryeqytetin grek Armando njohu miq nga SHBA, të cilët e ftuan të shkonte në Amerikë.

Armando: Takova disa miq amerikanë në Athinë dhe ata më thanë mua në qoftë se ju doni të vini të mbaroni studimet tuaja në Amerikë, ata thanë dera jonë është e hapur.

Ardit Gjebrea: Tani kush e pa ëndrrën dua unë.

Armando: Ky ishte viti 92’ në mos gabohem. Në atë vit, Mary Jane, gruaja ime, kishte ardhur këtu në Shqipëri, një nga shoqet e mia, shoqe e ngushtë në Greqi, ajo pati një ëndërr para se unë të largohesha. Dhe më tha, të pashë në ëndërr. Juve vajtët në Amerikë dhe unë, tha, isha pjesëtare e dasmës tuaj në Amerikës dhe ju po martoheshit me një vajzë amerikane bionde, më tha ajo. Dhe unë i thashë unë po shkoj në Amerikë për të mbaruar studimet dhe do kthehem në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Dhe ti do martoheshe me një shqiptare?

Armando: Me një shqiptare, ajo ishte gjithmonë ëndrra, dëshira ime. Ndërkohë, unë jam në Amerikë ditën e tretë atje dhe më bie telefoni, dikush më merr në telefon edhe flet një fjalë shqip, ‘njatjeta’ ose diçka e tillë. Dhe unë i thashë kush jeni ju? Ajo tha, unë jam Mary Jane, unë isha në Shqipëri beharin e kaluar dhe do kisha shumë dëshirë që ju të takoheshit me mua dhe me studentë të tjerë amerikanë që kaluan beharin në Shqipëri në vitin ’92. Dhe unë thashë çfarë mrekullie, takohemi thashë.

Ardit Gjebrea: Të kishte parë në ndonjë foto ajo ty?

Armando: Jo. Shtëpia kishte një dritare shumë të madhe dhe ajo eci para dritares time dhe e mbaj mend si tani, eci para meje, kishte veshur një pallto të zezë dhe ishte bionde. Doli biondja. Megjithatë, unë e kisha përgatitur shpirtin zemrën time që të mos lidhja me asnjë marrëdhënie më shumë se sa shoqërore.

Ardit Gjebrea: Po të pëlqeu?

Armando: Po. Që sapo e pashë.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Armando:
Ramë në dashuri.

Sot Armando dhe bashkëshortja e tij janë prindër të 3 fëmijëve dhe kanë 2 nipër e mbesa.