Skip to content

Peshkatari nga Fieri shkon të peshkojë por habitet nga ajo që i bie në rrjetë

    Nuk ndodh gjithmonë të dalësh i kënaqur nga peshkimi. Por ka edhe raste si ky i fundit kur jo i kënaqur, por me shumë fat.

    Një breshkë e një lloji të veçantë me një peshë prej 20 kilogramë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Fierit.

    Peshkatari që ishte duke peshkuar në atë zonë tha se breshka nuk ishte në gjendje të mirë dhe ndaj kanë njoftuar Qendrën e Peshkimit në Radhimë.

    Specialistët janë duke u marrë me këtë specie të rrallë që mbërrin në brigjet shqiptare. Këto lloj specie gjenden në det nga peshkatarët, të goditura nga anijet, ose të sëmura.