Si të emigroni në Kanada? Ekspertja e emigracionit tregon hapat që duhet të ndjekin shqiptarët

1180
0

Kanadaja është një ndër shtetet që kerkohet shumë nga shqiptarët për të punuar dhe jetuar. Por çfarë hapash duhet të ndjekin qytetarët që të shkojnë?

Konsulentja e emigracionit, Jona Spahiu Kaddoura  tregoi se si mund të shkosh dhe çfarë duhet të bësh që të pranohesh.

“Është një sistem që varet nga tre programe dhe njëri prej tyre është për persona të lartë si ekonomistë apo mjekë. Po kryesorja për aplikimin është gjuha, pa të cilën nuk mund të bësh asgjë.

Me lejet e studimit janë dy hapa dhe duhet të jesh i pranuar, është anglishtja dhe të bësh aplikimin në universitet nëse të pranojnë.

Për vizën duhet të aplikosh, e bëj unë online dhe nëse do shkosh live, duhet të shkosh në Romë.

Një mjek i Shqipërisë thjesht duhet të shoh vlerësimin e diplomës që të fillojë punë në Kanada. Një master në Shqipëri dhe mund të jetë një bachelor këtu”, tha Spahiu.

Më tej, ajo tregoi se si e ka nisur këtë profesion me anë të të cilit ndihmon të gjithë shqiptarët.

“Unë fillova të punoja si një firmë ligjore kur isha 20 vjeç, punova për tre vjet dhe gjeta pasionin tim. Kam krijuar një agjenci timen dhe punoj jo vetëm për shqiptarët, por për persona nga e gjithë bota”, u shpreh Spahiu.