Përse duhet të frikësoheni nëse ju rrjedh gjak nga hunda!

631
0

“Asgjë e tmerrshme, ka pëlcitur kapilari”. Kështu jemi mësuar të dëgjojmë kur dikujt fillon t’i rrjedhë gjak nga hunda, mbase megjithatë është mirë të shkoni te mjeku.

Shkaktarët e rrjedhjes së gjakut nga hunda mund të jenë plotësisht të padëmshëm, si p.sh. ndonjë lëndim i vogël me rastin e prekjes apo inflamacionit të lehtë të mukozës, mirëpo, jo rrallë mund të jenë pasojë e ndonjë sëmundjeje serioze.

Rrjedhja e gjakut nga hundët shpesh ndodh dimrit, sepse atëherë ështësezoni i infeksioneve respiratore. Atëherë shpesh ndodhë inflamacioni i mukozës, e cila vetvetiu është e ndjeshme dhe lehtë mund të ndodhë të rrjedhë gjak.

Rrjedhjet e këtilla të gjakut nga hundët nuk janë të tmerrshme, mirëpo ekzistojnë shkaktarët të cilët janë goxha më seriozë

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut mund t jenë shkaktarë të rrjedhjes së gjakut nga hundët, por në raste jo të rralla kanë të bëjnë me sëmundjet hematologjike siç është hemofilia. Në atë rast ekziston rreziku i përgjithshëm i rrjedhjes së gjakut nga hundët.
Prandaj, nëse pa ndonjë arsye ju rrjedh gjak nga hundët, me siguri nuk është diç që duhet t’ju brengosë, mirëpo mos e injoroni.
Shkoni te mjeku dhe kontrollojeni gjendjen e zemrës dhe të enëve tuaja të gjakut, sepse mund të jetë indikator i ndonjë problemi më serioz.

Tensioni i ngritur i gjakut është gjithashtu njëri ndër shkaktarët e shpeshtë të rrjedhjes së gjakut nga hundët. Prandaj, më mirë është të bëhet një kontroll i plotë, nëse ndodh t’ju rrjedhë gjak nga hundët.
Nëse vërtet është fjala vetëm për pëlcitje të kapilarit apo për diçka të padëmshme, aq më mirë, mirëpo nuk është i tepërt kontrollimi, sepse mbase kështu do të mësoni diçka që mund t’jua shpëtojë jetën.