Përplasje në Turqi, Erdogan largohet me badigardë (VIDEO)

491
0

Ka qenë një seancë shumë e ashpër ajo e sotmja në Kuvendin e Turqisë, pasi një ditë më parë partia më e madhe opozitare, i kishte huazuar disa deputetë nacionalistëve për të mundësuar hyrjen në zgjedhje të saj.

Pikërisht ky fakt ka acaruar partitë e shumicës duke shkaktuar edhe debatin e sotëm, i cili në disa raste shkoi edhe në përplasje fizike.

Nisur nga rrëmuja e krijuar në sallë, ndërkohë që po fliste shefi i opozitës, Erdogani u largua me badigardët e tij nga salla e Kuvendit duke e cilësuar më pas para mediave atë që ndodhi një ngjarje të turpshme, përcjell Albeu.com.

Kamerat kanë fiksuar momentin kur Erdogan largohet nga salla, ndërsa një numër i madh badigardësh e ndjekin nga pas.

Një ditë më parë, partia më e madhe opozitare i mundësoi hyrjen në zgjedhje të një partie nacionaliste “Partia e Mirë”, e cila ishte spostuar nga pjesëmarrja përmes makinacioneve me ligjin zgjedhor.