Skip to content

Përplasen dy trena në Itali, 17 persona kanë mbetur të plagosur

    Dy trena të linjës hekurudhore Bologna-Rimini, janë përplasur në zonën e Ravenna-s në Itali.

    Sipas informacioneve paraprake 17 persona kanë mbetur të plagosur.

    Mediat italiane raportojnë se zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë me ekipe nga Ravenna dhe Forlì.

    Ndërsa trafiku i trenave është pezulluar midis Castel Bolognese dhe Forlì.