Përmbytet trageti, dallgët e forta përplasen dhe thyejne dritaret (Video)

222
0

Një video që tregon valët e forta që përplasen me një traget në Gjermani u bë virale në rrjetet sociale së fundmi.

Nga pamjet e publikuara shihet se si valët të cilat depërtojnë në brendësi të tragetit pas kontaktit të fortë me xhamat.

Fatmirësht pavarësisht minutave të frikës dhe ankthit, dëmet ishin vetëm materiale.

Videoja është bërë mjaft virale, por nuk është pritur mirë nga të gjithë pasi shumë kanë kritikuar shoferin, duke e cilësuar si të papërgjegjshëm për faktin që udhëton në kushte kaq të vështira atmosferike.