Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në Itali. Plagoset një vajzë 20-vjeçare

742
0

Një vajzë 20-vjeçare është goditur me armë zjarri pas një sherri mes dy grupeve të të rinjve në Itali. Të shtënat e kanë plagosur “gabimisht”, ndërsa ajo ishte ulur e qetë në një tavolinë. Ajo nuk ishte objektivi por ajo e gjeti veten në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

Karabinierët tashmë janë në këkrim të një djalë 35-vjeçar shqiptar. Të shtënat me armë zjarri u regjistruan rreth orës një të natës të së shtunës në zonën Ferro di Cavallo, në komunën Pontine. Një shqiptar dhe një rumun, fillimisht debatuan me njëri-tjetrin me fjalë, e më pas atmosfera u nxeh gjithnjë e më shumë pranë Barit Qendror. Debati pasoi pas një përplasjejeverbale që kishte nisur pak larg lokalit.

Sherri ka ndodhur kur dy djem të huaj janë përballur me njëri-tjetrin, të cilëve u janë bashkuar menjëherë shoqëruesit e tyre. Karabinierët e Sezze tani po hetojnë ngjarjen ndërsa kanë hapur pistat në lidhje me dominimin e territorit ose me probleme të vjetra. Pas goditjeve dhe grushtave, të dy grupet (rreth dhjetë veta gjithsej) u ndanë dhe, për rrjedhojë, gjithçka dukej se kishte marrë fund. Por më pas nisën të shtënat ku mbeti e plagosur 20-vjeçarja.

Plumbi goditi një mur dhe shkoi rikoshet, duke përfunduar me goditjen e Martinës, e cila ishte ulur me miqtë e saj dhe që nuk kishte asnjë lidhje me dy grupet kundërshtare. E reja u plagos në kofshë, ajo bërtiti dhe filloi të humbiste shumë gjak. Ndërkohë që të gjithë djemtë u larguan me vrap, urgjenca e 118 mbërriti dhe e dërgoi vajzën në urgjencë.