Përkeqësohet gjendja e Silvio Berlusconit, pas infektimit me Covid-19 dergohet urgjent në spital

410
0

Ish kryeministri i Italise, Silvio Berlusconi ka pasur një përkeqësim të gjendjes se tij shëndetësore pasi u infektimit me koronavirus.

Pas testit të bërë me 2 shtator, Berlusconi doli pozitiv me Covid19. Mediat italiane konfirmojnë se ai tani është i shtruar në San Raffaele në Milano për një përkeqësim të lehtë. Ai nuk është në kujdes intensiv, por ka pasur vështirësi në frymëmarrje.

Senatori i Forza Italia Licia Ronzulli i tha Agorà Rai , në Rai3: “Berlusconi kaloi natën në spital, ai u shtrua në spital natën e kaluar. Mëngjesi filloi pak keq. Berlusconi është mirë, ai e kaloi natën mirë. Një vizitë në spital ​​ishte e nevojshme për të monitoruar progresin e Covid-19 ».

Me koronavirus është infektuar edhe shoqëruesja e ish-kryeministrit Marta Fascina .