Skip to content

Kërkonte të prehej në Shqiperi, shuhet në kampin sirian Mentije Dumani, gjyshja që shkoi te kujdesej për nipin dhe mbesën

    “Më ktheni të vd es në vendin tim”, ishte apeli i 73-vjeçares, Mentije Dumani, për autoritetet shqiptare. Por ky apel ra në vesh të shurdhër. Pasditen e djeshme gjyshja e Eva dhe Endri Dumanit u shua në kampin famëkeq në Al Hawl në Siri.

    Në videomesazhin e fundit për A2, gjyshja, e cila u detyrua të nisej për në Siri për t’u kujdesur për nipin e mbesën e saj jetimë kërkonte ndihmë. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore ajo nuk reshti së kërkuari ndihmë. Para pak ditësh 73-vjeçarja kishte shpresë se do kthehej në Shqipëri, por kjo shpresë u shua së bashku me jetën e saj.