Perkeqesohet bilanci ne vendin tone, cfare ndodhi në 24 orët e fundit, njoftimi i ministrise

923
0

Numri i atyre që nuk e fitojnë betejën me koronavirusin rritet çdo ditë në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë raportuar 18 humbje jete, ku mes tyre është edhe një pacient 39-vjeçar.

6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mallakastra, të moshave 39-84 vjeç.

Sa i përket rasteve të reja, nga 3 mijë e 901 testime, 1075 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë, Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër, Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë, Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat, Peqin, nga 9 raste në Pukë, Përmet, Gramsh, nga 8 raste në Mirditë, Dibër, Kolonjë, 7 në Has, 6 në Lushnje, 5 në Vorë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mat, Vau i Dejës, Prrenjas, Cerrik, nga 2 raste në Tropojë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Bulqizë, Skrapar, nga 1 rast në Rrogozhinë, Finiq, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.