1.5 C
Tirana

Perkeqesohet bilanci në Gjermani dhe Belgjike, autoritetet u frikësohen nje tjeter fenomeni..

Date:

Share:

Mediat ndërkombëtare kane raportuar per 105 jete te humbura dhe mbi 1.300 të zhdukur është bilanci i përmbytjeve në Gjermani. Për afro 15 persona kane humbur jeten edhe në Belgjikë, ndërsa të prekura nga përmbytjet dhe reshjet me intensitet të lartë janë edhe Luksenburgu dhe Holanda.

Pamjet e rrëshqitjes së tokës vazhdojnë ende në Gjermani dhe Belgjikë.

CNN në përditësimin e fundit, thotë se fshatra të tërë janë nën ujë, makina të marrë para nga uji dhe që kanë përfunduar nëpër “mbeturinat” e shtëpive të shkatërruara. Në Gjermani, të paktën 105 njerëz kane humbur jeten në të dy distrikte perëndimore. Në rrethin e goditur rëndë të Ahrëeiler, në shtetin e Rhineland-Palatinate, autoritetet i thanë CNN se 1.300 njerëz janë të pagjetur.

Ulrich Sopart, një zëdhënës i policisë në qytetin e Koblenz, tha se autoritetet shpresojnë se do të jenë në gjendje të rishikojnë numrin e njerëzve të zhdukur ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdon dhe linjat telefonike janë rivendosur.

“Shpresat tona janë që disa njerëz mund të jenë regjistruar si të zhdukur dy ose madje tre herë – nëse për shembull një anëtar i familjes, një koleg pune ose një mik i tij ka regjistruar një person si të zhdukur,” tha Sopart.

”Gjithashtu, në disa vende linjat telefonike janë akoma të prishura dhe marrja është e vështirë. Ne shpresojmë që njerëzit të vijnë në kontakt me një të afërm, koleg të punës ose mik për t’i lënë të kuptojnë se janë mirë “, tha ai.

Një digë përgjatë lumit Rur në rajonin perëndimor gjerman të Nordrhein-Westfalen, është çarë natën e së Premtes, sipas qeverisë rajonale. Zyrtarët kanë filluar evakuimin e rreth 700 banorëve në lagjen Ophoven në qytetin Wassenberg.

Ndërsa zyrtarët holandezë urdhëruan evakuimin e 10,000 njerëzve në komunën e Venlo, ku lumi Maas u ngrit më shpejt sesa pritej. Ujërat e larta pritet të zgjasin deri të dielën në mbrëmje. Autoritetet kanë frikë se më shumë diga mund të çahen dhe po monitorojnë nga afër rezervuarët në rajon.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.