Përfundon raundi i dytë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës

3
0

Raundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar njësoj si i pari, teksa palët nuk kanë rënë në dakordësi për një zgjidhje të përbashkët.

Palët u takuan mesditën e sotme në Bjellorusi, në përpjekje për të arritur një marrëveshje që do ti jepte fund luftës, por sërish dështuan. Përfaqësuesit ukrainas deklaruan se nuk morën rezultatet që prisnin, ndërsa theksuan se ranë dakord për një raund të tretë negociatash.

Luftimet në Ukrainë kanë arritur në ditën e 8-të, teksa trupat ruse vijojnë bombardimet për pushtimi e qyteteve kryesore, që do tu lejonin avancimin në territorin Ukrainas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.