Përfundon emergjenca Covid në kete shtet te BE? Hiqet ora policore

749
0

Përmirësimi i situatës ne Spanje dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik kanë bërë që autoritetet të rishikojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që ka shkaktuar miliona viktima në mbarë botën.

Kështu nga mesnata e së shtunës, në vendin iberik është hequr masa e ndalimit të udhëtimit mes rajoneve, e cila kishte hyrë në fuqi që në muajin tetor.

Po ashtu, në pjesën më të madhe të rajoneve është hequr dhe ora policore, duke rikthyer në këtë mënyrë një lloj normaliteti tek banorët e Spanjës.

Që nga nisja e pandemisë në Spanjë regjistrohen më shumë se 3.5 milionë të infektuar dhe 78 mijë viktima.