Përfundojnë të hënën kufizimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve, çfarë pritet të ndodhë

608
0

Dy javë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve kufizoi orën e lëvizjeve dhe aktivitetin e bareve dhe restoranteve në kuadër të festave të fundvitit, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Komiteti vendosi që nga ora 22:00, të kufizohej lëvizja dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve në 20:30.

Këto masa nesër marrin fund, kështu që ora policore duke nisur nga data 4 janar, do të nisë në orën 22:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit.

Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fastfood rikthehet me kufizimin e orës 22:00-06:00.

Sakaq, pritet që të mblidhet sërish Komiteti Teknik i Ekspertëve për të folur për ecurinë dhe shifart e pandemisë dhe nëse do të ketë masa të reja kufizuese apo lehtësim të tyre.