Përflitet se po ndahet me Elian, por cila është e dashura misterioze që i ka rrëmbyer zemrën princ Lekës?

462
0

Ndarja e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia ka qenë shumë e përfolur ditët e fundit, teksa tashmë kanë nisur edhe procedurat e divorcit.

Princ Leka dhe Elia Zaharia duket se e kanë vendosur që rrugët e tyre vitin që vjen të jenë të ndara.

Ata kanë postuar foto veçmas me vajzën e tyre ndërsa kanë shmangur praninë e njëri-tjetrit në evente dhe ceremoni të ndryshme. Në asnjë moment nuk i kemi parë bashkë. Ajo që nuk dihet ende, është arsyeja që ka sjellë ndarjen e çiftit mbretëror.

Portalet flasin se Princi ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me një fotografe. Ndoshta kjo shpjegon edhe arsyen se së fundmi, ai ka qenë tepër aktiv në rrjete sociale ku ka postuar foto të ndryshme profesionale.

Identiteti i vajzës që i ka rrëmbyer zemrën princit tani për tani mbetet mister.