Mjekja i pret gishtin pa dashje foshnjes se porsalindur

236
0

Një mjeke është pezulluar nga puna dhe përballet me akuza të rënda, se i ka prerë gishtin pa dashje një foshnje të porsalindur. Ngjarja ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, 10 ditë më parë. Për këtë ngjarje kanë dhënë shpjegim edhe nga Klinika.

”Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetikë – Shkup, kur një mjek aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të foshnjes gjatë lindjes. Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. Foshnja e porsalindur është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi”, thonë nga Klinika e Gjinekologjisë, Shkup.

Nga Klinika nënvizojnë se mjekja është pezulluar nga puna. Komisionit Disiplinor ka vendosur masën maksimale të dënimit sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, si dhe me ndërrimin e vendit të punës.