Përballon deri ne 11 mije volt elektricitet, kush është “Djali Elektrik” që po habit shkencën

560
0

Shkundjet nga elektriciteti mund të jenë fatale për jetën e njeriut, por jo për të riun nga India, Deepak Jangra.

I riu indian e zbuloi aftësinë e tij të çuditshme, kur po riparonte ngrohësen e familjes se tij. Ai preku aksidentalisht telat e zhveshur, por nuk ndodhi asgjë.

Ai nisi të fuste duart në një enë me ujë, ku fuste më pas telat e zhveshur të korrentit, dhe prapë nuk ndjente asgjë.

Një ditë ai hipi mbi linjën 11.000 volt. Bashkëfshatarët menduan se ishte çmendur, ndërsa e ëma se donte të vriste veten. Por kur preku telat dhe nuk ndodhi asgjë, ata nisën të brohorisnin.

Pra ai i rezistoi një sasie tensioni që duhet për të furnizuar 500 shtëpi. Mësuesi i shkollës e nxiti të shkonte të vizitohej. Por analizat e shumta, nuk mundën të shpjegonin dot origjinën e kësaj dukurie.

I riu thotë:”E kam si dhunti nga Zoti, dhe ndihem shumë i privilegjuar”. Në fakt, nëse dikush tjetër do të provonte të njëjtën gjë, do të vdiste menjëherë.

Goditjet elektrike mund të ndalin rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, dhe shkaktojnë spazma të muskujve. Tensioni bllokon sinjalet elektrike midis trurit dhe muskujve. Media i ka vënë nofkën “Djali Elektrik”.