Përballje “Titanësh” në miqësoret e kësaj fundjave

Kombëtaret e futbollit do të luajnë ndeshje miqësore këtë fundjavë. Ata do të vazhdojnë të përgatiten për Kupën e Botës duke na sjellë disa përballje “titanësh” që kurrsesi nuk duhen humbur.

Rusi-Brazil është super-përballja e parë që do të luhet në Moskë duke nisur nga ora 17:00. Brazili kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e mire pa asnjë humbje nën drejtimin e Tite. 5 herë kampionët e botës duhet të kalojnë këtë përballje të vështirë pa yllin e tyre Neymar, që është i dëmtuar.

Gjermani-Spanjë mund ta quajmë si një finale e parakohshme pasi këto dy kombëtare janë favorite për të fituar kampionatin botëror që do të luhet në Rusi. Përballja midis tyre do fillojë në orën 20:45.

Itali-Argjentinë është gjithmonë një ndeshje interesante. Italia nuk është kualifikuar për në kupën e botës por do të masë forcat me Argjentinën e Leo Messit, për të treguar që po rikthehen të fortë përsëri në arenën e futbollit botëror. Ndeshja do të luhet në orën 20:45

Holandë-Angli një tjetër përballje “big” do të luhet këtë fundjavë duke nisur në orën 20:45. Anglia do të jetë pa yllin e tyre, Kane i cili mungon për shkak dëmtimi. Për “Tre Luanët” do të jetë një provë për të parë përmirsimin e tyre para botërorit.

Francë-Kolumbi është një sfidë ku do të zbresin në fushën e lojës shumë lojtarë të klasit botëror si Mbappe, Pogba, James Rodrigës, Falcao dhe Greizman. Një përballje ku emocionet janë të garantuara kur në fushë janë këta super lojtarë. Ndeshja do të luhet në orën 21:00

Të gjitha ndeshjet do të luhen këtë të premte me datë 23 në oraret e tyre përkatëse

- Advertisement -

Kupës së Botës 2026, kalendari me datat e ndeshjeve! Ja kur luan Shqipëria me Serbinë

U hodh sot në Zyrih të Zvicrës shorti i kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Shhorti i vuri kuqezinjtë e Shqipërisë në grupin K,...

Hidhet shorti i Euro 2024, ja Grupi me ke do te luaj Shqiperia ne Evropianin 2024

Diten e sotme ne oren 18:00 u hodh shorti per Euro2024 Shqiperia ndodhet ne grupin B dhe do te luaje me Italine, Spanjen dhe Kroacine Me...

Shqipëria vendos një rekord në historinë e futbollit

Kombëtarja e mbylli si e para si asnjëherë tjetër në grupin kualifikues të Euro 2024 dhe me një rekord pikësh, 15, po aq sa...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.