“Për të qeshur apo për të qarë”, gafat më pikante të politikanëve gjatë 2019-ës (Video)

1343
0

Politikanët shqiptarë nuk u shpëtuan gafave gjatë fjalimeve të tyre në 2019-ën.

Nga shpejtësia, apo emocionet, politikanët nuk kanë mundur t’i shmangin, duke bërë që të kthehen menjëherë në virale përmes rrjeteve sociale.

Në krye të listës eshte Rudina Hajdari, deputetja e cila bashkë me Myslym Murrizin dhe Lefter Kokën nuk pranuan të ‘dje gin’ mandatet bashkë me pjesën tjetër të opozitës në shkurt të 2019.

Veç Hajdarit, rrjeti nuk ka kursyer as deputetjen Majlinda Halilaj, ministrin e Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj etj.

Po rendisim disa nga momentet më pikante:

Gjatë një fjalimi, deputetja Rudina Hajdari tha se Lapraka është kryeqytet i Tiranës.

Një tjetër gafë nga Rudina Hajdari ishte gjatë seancës parlamentare kur teksa fliste për reformat e ndërmarra nga grupi i saj demokrat, deputetja tha se “do të vijojë të përçajnë Shqipërinë”.


Në prill të këtij viti iu referuar Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, e quajti ‘zoti Palla’.

Teksa komentoi ngjarjen e rëndë në Letoni ku humbi jetën efektivja e FA, Zarife Hasanaj, Hajdari si duket tërësisht e painformuar tha në foltore se “Gjatë misionit të NATO-s, humbën jetën tre ushtarakë”, kur në fakt deri në atë ditë, dy efektivë ishin të plagosur.

Deputetja e dalë nga listat e PD, Majlinda Halilaj, e cila dukshëm kishtë probleme me artikulimin gjatë fjalimit në Kuvend dhe momenti kur fjalën ‘korporata’ e shqipton ‘kërpërata’.

Ministri Gent Cakaj në Samitin e Diasporës ngatërroi poemën e Naim Frashërit, “Bagëti e Bujqësi”. Ministri e kaloi momentin e sikletshëm me duartrokitje.

Nga radhët e socialistëve, së fundmi një gafë gjatë një interviste i kushtoi shumë Valbona Sakos, që ngjalli jo pak pakënaqësi në publik, e cila pa kaluar 24 orë dha dorëheqjen.

Duke folur për situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, ajo tha se “për hir të së vërtetës duhet ta themi se ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por të jemi të kënaqur edhe me 5 viktima, pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 1 mijë viktima”

Kryeministri Edi Rama në nëntor u detyrua të ndryshojë menjëherë një postim në facebook, pasi në një video që kishte shpërndarë