Për të ardhur keq, ja si shqiptarët shfrytëzojnë njëri-tjetrin në Britaninë e Madhe

Shumë shqiptarë, të detyruar nga kushtet e rënduara ekonomike janë larguar drejt vendeve të zhvilluara të Europës, ku destinacioni më i preferuar është Britania e Madhe. Në pamundësi për të siguruar dokumenta të rregullta, ata futen në ishull në mënyrë ilegale dhe shumica prej tyre punojnë në të zezë.

Një emigrant shqiptar në Britani, ka rrëfyer për JOQ Albania, vjedhjen dhe shfrytëzimin që i bëhet atyre që punojnë në të zezë. Sipas tij shqiptarët që punojnë nëpër firma të ndryshme,  u ofrojnë punë bashkëkombësve të tyre pa letra, por duke përfituar prej tyre. Nga 120 paund që është dita e punës, ata u mbajnë 16 paund.

Sikur të mos mjaftonte kjo denoncuesi tregon më tej se atyre u mbahet edhe 20% nga rroga e tyre, e quajtur incoming tax,ose taksa e të ardhurave. Kjo është një taksë vjetore e barabartë me 2000-4000 paund, e cila shteti anglez ua kthen taksapaguesve mbrapsh.

Pra në këtë mënyrë, shqiptarët u vjedhin shqiptarëve një pjesë të rrogës së tyre dhe taksën e të ardhurave të përcaktuar nga shteti anglez.

Kjo skemë u intereson si kompanive për të ulur detyrimet ndaj shtetit, por edhe atyre që janë me letra, të cilët përfitojnë në kurriz të emigrantëve shqiptarë që punojnë në të zezë.

- Advertisement -

“Amerika është punë-shtëpi”, Pas 17 vitesh në Amerikë, kthehet në atdhe: Këtu bëj 15 herë pushime në vit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar në Sarandë një takim me sipërmarrës të cilët kanë zgjedhur të kthehen nga emigrimi...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.