E çoi pas hekurave, gruaja e penduar i kërkon falje bashkëshortit..

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Elida, e cila rrëfeu historinë e saj të dashurisë që kishte kaluar shumë prova. Para disa vitesh ajo ishte njohur me Arjanin. Të bindur për dashurinë e tyre, pas një jave njohje, ata kishin vendosur që të lidhnin jetën së bashku.

Gjatë bashkjetesës midis Arjanit dhe Elidës lindën konflikte të ndryshme, ku konflikti kryesor ishte xhelozia e tepruar e Arjanit. Në një nga debatet e zhvilluara Arjani kishte ushtruar dhunë fizike ndaj Elidës, e cila e kishte denoncuar në polici. Kjo kishte sjellë dënimin e tij me 8 muaj burg.

Elida i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Arjanit për veprimet që kishte bërë si dhe të mos kishte dyshime në dashurinë e saj. Gjatë bisedës që u zhvillua në studio midis tyre, u zbulua që Elida kishte pasur një marëdhënie me dikë tjetër gjatë kohës që Arjani kryente dënimin e tij.

Pavarësisht veprimeve të Elidës, ai e kishte falur dhe i kishte këkuar një mundësi të dytë. Arjani i’u drejtua Elidës me këto fjalë: “Unë të kam falur për çdo veprim tëndin, gjithashtu dua të të kërkoj falje për veprimet e mia. Ti dhe fëmijët jeni gjithçka për mua!”.

- Advertisement -

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali

Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është...

Ndryshimi i orës, kur do të ndodhë dhe cfarë duhet të dini..

Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo...

“Bënë xhiro me makinë me 40-vjeçarin, pastaj shkuan në hotel”/ Gazetarja nxjerr DETAJE nga ngjarja në Vlorë: 15-vjeçarja me 2 shoqe..

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje në emisionin Top Story në Top Channel këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.