‘Për personin tim të shtrenjtë’, Bieta i bën nje dhuratë mjaft të veçantë vajzës së Albanit

710
0

Moderatorja Bieta Sulo e ka treguar vazhdimisht se me vajzën e bashkeshortit te saj Albanit ka një marrëdhënie shumë të mirë. Bieta ka treguar se ato janë si mikesha me njëra-tjetrën dhe kjo shihet edhe nga fotot e shpeshta që publikojnë bashkë.

Së fundmi, me rastin e ditëlindjes, Bieta ka menduar t’i bëjë një dhuratë shumë të veçantë Joelles.

“Një super realizim për një super vajzë, njeriun tim të shtrenjtë”, shkruan moderatorja në foton ku shfaqet një punim artistik që i ngjan shumë vajzës bukuroshe të Albanit.

“Besoj [që marrëdhënia që kam pasur më parë me Joelle më ka ndihmuar në rolin tim si nënë]. E njoh Joelle që fëmijë. E kam thënë që Joelle s’kam dashur kurrë t’i bëj mamanë, por përkundrazi, jam shoqja më e madhe. Besoj që ka ndikuar dicka sepse sa herë që vinte te shtëpia tregoja një lloj përkujdesjeje ndaj saj”, është shprehur Bieta më parë për marrëdhënien me Joelle.