Për herë të parë kryeministre e Italisë do të jetë një grua

187
0

Giorgia Meloni duket se do të jetë kryeministrja e re e Italisë, duke u bërë kështu e para grua që do të marrë këtë post.

Nga exitpoll-et e para të dala pas përfundimit të votimeve, koalicioni i djathtë raportohet të marrë 41-45% të votave.

Partia e Melonit, Fratelli d’Italia, raportohet të ketë marrë 22-26,5% të votave, ndërsa Lega e Mateo Salvinit 8-12%, e ndjekur nga Forza Italia e Berlusconit me 5-9%.

Nga radhët e partive të majta, Lëvizja 5 Yjet raportohet të ketë marrë 14-18%, ndërsa Partia Demokratike 17-21%.

Ajo që bie në sy është pjesëmarrja e ulët, e raportuar në 64,7% nga Ministria e Brendshme. Shifrat ishin akoma edhe më të ulëta në jug, sidomos në Sicili.

Meloni është etiketuar shpesh si një ekstremiste e djathtë dhe ishte favorite për të dalë fitimtare në zgjedhje edhe nga sondazhet. Edhe pse është përpjekur të rregullojë imazhin e saj së fundmi, duke mbështetur Ukrainën dhe duke shmangur retorikën anti-BE, ajo drejton një parti rrënjët e së cilës vijnë nga lëvizjet që lindën pas rënies së fashistëve të Benito Mussolinit.

Kush është Giorgia Meloni?

45-vjeçarja, është një ish-aktiviste e ekstremit të djathtë nga Roma, e cila ka fituar popullaritet së fundmi për shkak të politikave të saj të përziera: mbështet NATO-n dhe sanksionet perëndimore kundër Rusisë, por edhe një lehtësim i barrës së rëndë ekonomike për qytetarët. Kjo ka ndikuar në lehtësimin e shqetësimeve për të kaluarën e Melonit, pasi ka qenë pjesë e një grupimi politik të krijuar nga mbështetësit e diktatorit fashist, Benito Musolini.

Shpesh janë ngritur dyshime dhe akuza ndaj saj për një nostalgji të mundshme për epokën fashiste, por që janë hedhur poshtë nga vetë Meloni. Rritjen e madhe politike e mori në anëtarësinë e partisë së ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi, të cilit i mori disa anëtarë të rëndësishëm për të formuar partinë që drejton aktualisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.