Për gjithë vështirësitë e të qenurit nënë: Emina Çunmulaj jep mesazhin më domethënës

404
0

Teksa darkon me të bijat, Ella Faria dhe Mia Soraya, Emina Çunmulaj gjeti pak kohë për të ndarë me ndjekësit e saj, veçanërisht me nënat e reja, gjithë vështirësitë e të qenurit nënë.

“Darkë me vajzat e mia. Unë nuk jam një nënë e përsosur dhe kam kuptuar që çdo ditë ka sfidat e veta, disa ditë duan më shumë punë se të tjerat…

E kam ushqyer Mia-n me qumësht gjiri për katër muaj dhe kur ia ndërpreva kuptova që ajo ishte lidhja ime më e fortë me të, sepse nuk i dhashë vëmendjen që i dhashë Ella-s kur ishte në moshën e saj,” shkruan fillimisht ajo, e vetëdijshme për faktin që ndonjëherë fëmijët e parë, për shkak të rrethanave, marrin më shumë vëmendje.

Megjithatë duket se modelja e ka gjetur zgjidhjen më të mirë.

“Kështu, po mundohem që të përfshij Ella-n në gjërat që bën Mia dhe Mia-n në gjërat që bën Ella. Nuk është e lehtë! Ella është një fëmijë shumë kërkues, por përpiqem t’i them që ‘mami duhet të kalojë pak kohë të veçantë vetëm me njërën prej jush’. Jam me fat që në pjesën më të madhe, Ella e kupton [situatën] dhe vjen e më thotë ‘tani është radha e Mia-s për kohën e veçantë, pastaj është radha ime.”

Ndër të tjera, Emina thekson se nënat nuk duhet të ushtrojnë presion mbi veten. Pra, nëse fëmijët duan të përziejnë orizin me çdo gjë, lëreni ta bëjnë, mos u shqetësoni për aq kohë sa e hanë.

“Unë do të përpiqem të ndjek këtë model çdo natë. Nëna, pa presion, ne bëjmë atë që mundemi, siç e dimë dhe ndërkohë vazhdojmë të mësojmë.”

Për ta përmbledhur, mesazhi i supermodeles thekson faktin që të gjithë fëmijët meritojnë kohë bashkë, po aq sa meritojnë edhe kohë vetëm për vetëm me nënën. Në fund të ditës, teksa mundoheni të përmirësoheni, bindeni veten se po bëni më të mirën, ashtu siç dini ta bëni.