Gazetari ia kthen Ramës: Mos e ngre zërin, nuk jemi në grupin parlamentar të PS-së

538
0

Mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit ‘Repolitix’, kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetarin Nikoll Lesi.

Në momentin, kur po diskutohej sa i takon çështjes Tahiri, duke ju referuar reagimit të kryeministrit Rama, Lesi ju drejtua me fjalët duke i thënë “zërin mos e ngre shumë se nuk jemi në grupin parlamentar të PS-së”.

Debati mes tyre ka vijuar edhe më tej, teksa Nikoll Lesi i ka kujtuar Ramës se kanë punuar së bashku në gazetën ‘Koha Jonë’. “Ka qenë njeri i urtë dhe shumë i mirë”, ju drejtua Lesi, Ramës, ndërsa ky i fundit ju drejtua duke i thënë se ‘je i lodhur’.