Skip to content

Për ato që kanë kunata, bëjnë mirë mos ta harrojnë kurrë legjendën e Rozafatit

    Legjenda e Rozafatit është ndër më të bukurat që ka Shqipëria.

    Si gjithmonë, dikush flijohet që diçka më e madhe të jetojë.

    Dhe Shkodra jetoi në shekuj mbi flijimin legjendar.

    Vetë historia njerëzore, në turbulencën e saj nën-ndërgjegjësore, ka provuar paarsyen e vet paradoksale:

    Diçka e shenjtë jepet, diçka e shenjtë fitohet!

    Rozafa, kjo grua naive, mund të kishte vdekur si të gjitha të tjerat – e harruar, por ajo vdiq, pa e ditur as vetë, për të jetuar si legjendë.

    Por, Gruaja “Rozafë: lutet që t’ia lënë njërin gji jashtë, për të ushqyer me qumësht djalin e saj të vogël.

    Me trupin e saj, Rozafa i dha jetë një fëmije, me sinqeritetin dhe vetë-flijimin e saj, ajo i dha jetë një qyteti.

    Mbi të u ngrit një kala, tre vëllezërit e legjendës gjetën mirëkuptim mbi murosjen e kësaj gruaje.

    Në fakt, Rozafa nuk ishte një zgjedhje e rastësishtme flijimi (siç duhet të ishte), ajo u parazgjodh të murosej nga kunatat e saj, të cilat ndikuan mbi burrat e tyre që t’u tregonin sekretin e orakullit:

    Ajo grua e tre vëllezërve që do të çonte bukën të nesërmen, ajo do të murosej…

    Për të gjitha ju që keni kunata, duajini dhe respektojini ato, por… mos e harroni këtë legjendë!

    Ndryshe Ku-nata, do të quheshin Ku-dita…

    LEGJENDA E ROZAFATIT

    I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë.

    Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë.

    Pas tri ditësh e tri netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën.

    E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit.

    Aty majë kodrës punonin tre vëllezër.

    Ndërtonin një kështjellë.

    Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot.

    Na shkon aty një plak i mirë.

    – Puna e mbarë, o tre vëllezër.

    – Të mbarë paç o plak i mirë.

    -Po ku e sheh ti të mbarën tonë.

    -Ditën punojmë, natën prishet.

    -A di të na thuash një fjalë të mirë.

    -C’të bëjmë që të nbajmë muret në këmbë?

    – Unë di – u thotë plaku – po e kam për mëkat tua them.

    – Atë mëkatë hidhe mbi kryet tona, se ne duam që ta qëndrojmë më këmbë këtë kështjellë..

    Plaku i mirë mendohet e pyet :

    – A jeni të martuar o trima? A i keni ju të tre vashat tuaja?

    – Të martuar jemi – i thonë ata – edhe të tre i kemi vashat tona.Na thuaj pra ç’të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë?

    – “Në doni ta qëndroni, lidhuni me besa besë : vashave mos u rrëfeni, në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t’u them unë.

    Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t’ju sjellë bukën, t’a merrni e t’a muroni të gjallë në mur të kështjellës.

    Atëherë keni për ta parë se muri do t’u zërë vend e do t’u qëndrojë për jetë e mot.

    Tha kështu plaku, pastaj shkoi ; tani u pa, pastaj s’u pa.”

    Vaj!

    Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen.

    Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet.

    Vetëm i vogli e mbajti besën, fjalën : nuk kuvendoi në shtëpi, nuk i tha gjë vashës së vet.

    Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë.

    Cekanët godasin, gurët coptohen, zemrat rrahin, muret lartohen…

    Në shtëpi nëna e djemve s’di gjë. I thotë së madhes:

    – Moj nuse e madhe, mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.

    Nusja e madhe ia kthen:

    – Besa nënë, sot s’mund të shkoj se jam sëmurë.

    Kthehet i thotë së mesmes:

    – Moj nuse e mesme, mjeshtrit duan bukë e ujë: duan kungullin me verë.

    – Besa nënë, sot s’vete, se do shkoj tek fisi për të bujtur.

    Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël.

    – Moj nuse e vogël…

    Nusja e vogël brof në këmbë:

    – Urdhëro zonja nënë!

    – Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.

    – Besa nënë unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan.

    – Nisu, shko se djalin ta shikojmë ne e s’ta lëmë të qajë -, i thonë të kunatat.

    Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet, niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe i shoqi.

    – Puna mbarë, o mjeshtër!

    Po c’është kështu? Cekanët ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort.

    Fytyrat zbehen.

    Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.

    E shoqja i thotë:

    – Cke ti im zot? Pse mallkon gurin e murin?

    Hidhet kunati i madh:
    – Ti paske lindur në ditë të zezë, moj kunata jonë.

    – Ne e kemi bërë me fjalë të t’murojmë të gjallë në mur të kështjellës.

    – Shëndoshë ju o tim kunetër.

    – Po unë do t’ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë.

    -Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë – me njërin sy do ta shikoj, me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do ti tund djepin e njërin gji do t’ia jap të pijë.

    – Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë!

    Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës.

    Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë.

    Po reth tyre gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj…

    Dhe i biri u rrit, luftoi e trimëroi.

    supershendeti.com