Shoferi i kërkon falje për trafikun në Tiranë, gazetarja holandeze jep përgjigjen e paparë

657
0

Një gazetare holandeze, e cila ka rastisur në Tiranë për një takim pune, ka treguar atë që i ndodhi gjatë kohës që po udhëtonte drejt qendrës.

Shoferi i makinës i ka shpjeguar se ka protestë studentësh, duke i kërkuar falje për trafikun, por gazetarja ka mbetur pa fjalë nga e gjitha kjo.

Mitra Nazar, gazetare e NOS shkruan në Tëitter se nuk e ka aspak problem trafikun, kur e ardhmja është aty dhe po proteston.

Ajo shkruan:

Sapo mbërrita në Tiranë. Shoferi i taksisë më kërkon falje për trafikun “Do vonohemi pak, më vjen keq”. E nget makinën ngadalë. “Janë studentët që protestojnë.”-vazhdon ai. Ai duhet të jetë rreth të 60-ave. Një buzëqeshje e madhe i shfaqet në fytyrë. “Nuk e kam problem trafikun. Ata duhet ta bëjnë. Për të ardhmen”