Pensionistja i shkon përballë Rames: Nuk jetohet me 75 mijë lekë pension! Rama: E more bonusin 30 mijë lekë? Shko ulu aty…

Një e moshuar i ka kërkuar “llogari” kryeministrit Edi Rama për pensionin e ulët pasi siç thotë ajo e ka të pamundur jetesën me 75 mijë lekë.

Por kreu i qeverisë në një moment e pyet qytetaren nëse ka marrë bonusin me vlerë 30 mijë lekë të vjetra si pjesë e paketës së Rezistencës Sociale. Menjëherë më pas e urdhëron duke i thënë: “Shko ulu aty”.

Debati:

Fevziu: Çfarë mund të bëjë një i moshuar me 75 mijë lekë pension?

Rama: Mos ja fusni kot tani. Më ke thirrur për cfarë? Sot jemi në kushte të tjera që duhet të dëgjojnë qytetarët për iniciativën e qeverisë për të mbrojtur nga rritja e çmimeve.
E moshuara çohet nga karrigia dhe i drejtohet tavolinës së Ramës: Marrim pension të ulët…

Rama: E more bonusin e “Rezistencës Sociale” me vlerë 3 mijë lekë të reja?
Pensionistja: Po e mora, nuk mjaftojnë…

Rama: Ik ulu tani aty!

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.