Skip to content

Mori vaksinën, Pëllumb Pipero infektohet nga Koronavirusi

    Mjeku i QSUT, Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas një testi që ka bërë ditën e djeshme.

    Mjeku rezultoi pozitiv me COVID-19, vetëm 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer. Ai ka qenë ndër mjekët e parë që është vaksinuar kundër koronavirusit. 

    Mësohet se Pipero ndodhet duke u kuruar në shtëpi. Sipas informacioneve për mediat, mjeku vetë është shprehur se dalja pozitiv mund të jetë edhe për shkak të vaksinës që bëri disa ditë më parë.

    Infektimi i mjekut Pëllumb Pipero është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer. 

    Kujtojmë se deri në këto momente janë vaksinuar rreth 500 mjekë dhe infermierë, të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës me pandeminë e koronavirusit.