PD tha se e blenë kinezët e Olsi Ramës, pronari i Hotel Plaza-s tregon të vërtetën

435
0

Gjatë pasdites së djeshme, një publikim i shpërndarë nga departamenti anti-korrupsion i PD-së mbi shitjen e Hotel Plaza-s në qendër të Tiranës mori vëmendje të gjerë në mediat shqiptare, por pronarët mohojnë t’a kenë shitur.

Përmes një reagimi për Opinion.al, njëri prej aksionerëve, Behar Male thekson se ka patur interes nga kompani të ndryshme perëndimore për t’a shitur për deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje të tillë.

“Është e vertetë se në hotelin tonë flenë një numur i konsiderueshëm kinezesh por kjo s’ka lidhje me shitjen e hotelit”, shpjegon Male.