PD pranon të bashkëpunojë me Edi Ramën, por ja kushti që ka

1232
0

Kandidati i zgjedhur për deputet në listat e PD, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se e vetmja gjë që mund të negociohet me Partinë Socialiste, është përsëritja e zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në “Frontline”, i pyetur për ‘letrën e bardhë’ që kryeministri Edi Rama ia ka çuar kryedemokratit Basha për ta plotësuar në këmbim të një bashkëpunimi, Gjekmarkaj tha se zgjedhjet duhen përsëritur.

Sipas Gjekmarkajt, Opozita do përgatisë dosje të vjedhjes së votave dhe nëse maxhoranca nuk reflekton, do ketë protesta masive në vend.

Pjesë nga Biseda: Agron Gjekmarkaj: U trukuan numrat e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë trukuar dhe te trukimi ka edhe vjedhje e çdo gjë tjetër. Zgjedhjet shënuan regres historik të kombit shqiptar. Shumë i kanë kërkiuar opozitës që të sillej si maxhoranca, por nuk do kishte asnjë moral, sepse do kishim dy anë të kriminalizuara të jetës shqiptare. Ka ende shpresë. Opozita është institucion moral, sepse është jashtë botës së krimit. Zgjedhjet në Shqipëri kanë rënë. Opozita do përgatisë dosje të vjedhjes së votave dhe nëse maxhoranca nuk reflekton, do ketë protesta masive në vend.

Marsela Karapanço: Zoti Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për të bashkëpunuar me kryedemokratin Lulzim Basha, edhe në krah të Varhelyi. Ka thënë që duhet lënë pas politika e shkuar

Gjekmarkaj: Nuk ka asnjë shans që atë që i ka vjedhur Partisë Demorkatike ta japë në pozitia vasiliteti. E vetmja gjë që mund të negociohet, meqë na ka ofruar një letër të bardhë, është që të negociohej përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike për të kthyer legjimitetin institucioneve në Shqipëri. Vetëm kjo mund të negociohet për të kthyer dinjitetin bazik në Shqipëri. Ndryshe kulari do të jetë shumë i rëndë.