Skip to content

“Patentën urgjent”, ajo që bën ky 19-vjeçar nga Durrësi është vërtetë e rrezikshme (Video)

    Policia Rrugore ka vijuar gjate natës kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe përsërit apelin për të mos lëvizur me shpejtësi.
    Policia ka arritur të kapë një 19-vjeçar nga Durrësi me 175 km/h në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, matur me Radar ne nje largesi prej 745.3 metra.

    “Shpejtesi qe te vret jeten; 17 Leje Drejtimi te pezulluara nga Policia Rrugore e Tiranes prej orës 22.00 të dates 31.08.2018 deri në oren 01.20 te dates 01.09.2018 per shpejtesi qe varionin nga 137 deri ne 175 km/h.
    Nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtesise fluturuese, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative, 3 pa siguracion dhe nje pa kontroll teknik.
    Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar e Drager ne te gjitha rruget e Tiranes.
    Mos abuzoni me shpejtesine dhe alkoolin se ne rastin me te mire ju pret polici ne rruge”, deklaron policia.