Pasi theu pjatat e Top Channel, Renato Mekolli jep lajmin e papritur

1274
0

Shef Renato Mekolli, duket se nuk do të jetë më në Top Channel. Pas emisionit “Hell’s Kitchen”, shefi është parë në ambientet e televizionit Klan.

Nuk dihet nëse ai ka firmosur një kontratë në Klan, por dyshimet i ka shtuar ai vetë, duke thënë se do kthehet në ekran me një emision.

‘Unë do të rikthehem përsëri shumë shpejt me ju, me një emision tërësisht ndryshe, një emision që gjithashtu kam dashur dhe kam mbështetur idenë që ta bëj gjithmonë; një emision gatimi me fëmijë, për fëmijë’, ka bërë me dije Renato.