Pasi tha se Tsipras është çam, historiania plas “bomben” tjetër: Grekët janë shqiptarë!

601
0

Historiania shqiptare Elena Kocaqi shkaktoi bujë me reagimin e saj në mediat greke, ku e konsideron kryeministrin grek Cipras, “një çam që është bërë grek modern”. Sipas saj “shqiptarët, duke iu referuar edhe arvanitasve, e kanë në dorë shtetin grek, po të duan. Reagimi i historianes erdhi pas deklaratës së kryeministrit grek Aleksis Tsipras i cili tha se “çështja çame nuk ekziston”, duke iu referuar diskutimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Historiania shkon edhe më tej.  Elena Kocaqi thotë se fisi grek është fis epiriotë. Kocaqi thekson se grekët janë shqiptarë, pasi popullsia e Greqisë ka qenë arvanitase, dhe se në Greqi është sjellë një gjuhë e re, teknike. Ajo ka theksuar faktin se historianët shqiptarë nuk i mëshojnë këtij fakti, dhe se ndër vite i kanë shërbyer politikës dhe kanë vepruar nën frymën komuniste.

“Unë jam marrë me Greqinë, jam marrë me studimet e njoh që nga antikiteti problemin grek. Tani dal me një botim, “Lufta e Trojës” që është fillesa e manipulimit të historisë së kësaj zone. Aty lufta është mes ilirëve dhe pellazgëve dhe aty s’ka asnjë koncept grek. Koncepti grek është një koncept artificial. Duhet të fokusohemi në disa pika. Popullsia autoktone e Greqisë në histori është arvanite. Parlamentin e kanë drejtuar shqiptarë.

Çfarë ka ndodhur me Greqinë në këto vitet e fundit. Greqia u krijua si shtet. Fisi grek është një fis epiriot. Me qenë grek është me qenë shqiptar. U tjetërsua me futjen e një gjuhe teknike. Greqishja është një gjuhë e krijuar, jo autotoktone, iu dha popullit shqiptar ta flisnin. Të jesh grek duhet  të kesh një gjysh ose gjyshe shqiptare, ta dish këtë gjë e të dish shqip. Greqia i tjetërsoi. U bë nga injoranca apo padituria, këtë nuk di ta them. Pati spastrim fetar. Nëse epiriot çam, apo arvanitas, familja ka mbetur aty dhe popullësia e Greqisë në 70% të saj është shqiptare. Politika shqiptare dhe historianët duhet t’ja thonë këtë gjë Greqisë. Greqia aleat ka vetëm Shqipërinë. Sulmi ndaj popullsisë shqiptare duhet të mbarojë. Ka patur përpjekje nga rilindësit për t’u thënë grekëve që kan gen shqiptar, por duhet të kërkojmë të drejtat për popullsinë shqiptare. Faktori i fortë shqiptar në Ballkan duhet thënë. Popullsia më e madhe shqiptare ka qenë ortodokse,të tjerët kanë kaluar në Bizant. Shqiptarët në veri u atashuan pranë kishës serbe. Pjesa më e madhe e ortodoksëve shqiptarë u ndërrua.

Është mirë që Tsipras dhe pala greke duhet ta dinë se janë pjesa më e madhe e tyre shqiptarë, dhe s’duhet të kenë turp. Sepse në fund të fundit duhet ta dinë. Populli grek është popull i shkëlqyer se shumica janë shqiptarë. Por kisha ka luajtur rol për t’a ndarë, sepse mendojnë se i bëjnë mirë, por në fakt i bëjnë dëm. S’janë shqiptarët armikë. Problem është politik. Politikanët duhet të mbajnë frymën lart. Çështja çame është problem i të drejtave të njeriut. Popullsia çame ka qenë me shtetësi greke, por është mangësi e shtetit shqiptar që s’di ta ngrejë problemin e Çamërisë” ,sqaron ajo në një intervistë për Report Tv.

Duke folur për bisedimet Shqipëri-Greqi për çështjen e kufirit detar në një kohë kur grekët duan të lënë jashtë bisedimeve çështjen çame, ajo thotë se shteti shqiptar nuk është serioz.

“Nuk ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët se këta e kanë marrëveshjen të fshehtë, si mund ta mbash këtë marrëveshje të fshehtë? Këto duhet të kenë përgjegjësi, arvanitasit kanë pushtetin në Greqi. Shqiptarët mund të jenë grekë, asnjë tjetër. Greqia nuk zbaton asnjë konventë ndërkombëtare, por duhet lënë e drejta e gjuhës për arvanitasit, sepse është më mirë për Greqinë”, thekson Kosaçi.

Teksa akuzon historianët për konflikte, ajo jep edhe një mesazh për ta.

“Historia këtu është shkruar nën frymën e komunizmit. Vazhdon ende të shkruhet në këtë formë. Historia është për t’i shërbyer shkencës e më pas vendit. Nëse s’je i dobishëm për vendin, t’i je kot. Shkenca këtu ka qenë në dobi të klasës politike. Vetëm gabimet në gjuhësi janë marramendëse. Ata thonë se fjala “breg” vjen nga sllavishtja. Po ta dinin mirë historinë s’do e bënin këtë gafë. Është fjalë e vjetër ilire, se vetë gjermanët pretendojnë se janë ilirë. Ne me Greqinë më shumë gjëra na bashkojnë sesa na ndajnë” ,thotë në mbyllje të intervistës historiania.