Pashaporta në shitje, Sa kushtojnë dhe cilat vende i ofrojnë?

1431
0

Ka nga ata që i mbyllin kufijtë për të zmbrapsur të padëshiruarit e botës në kërkim të punës dhe kushteve më të mira të jetesës. Dhe ka nga ata që, nga ana tjetër, hapin kufijtë e tyre në mënyrë selektive për të përfituar nga lejet e hyrjes që u jepen atyre që bëjnë një investim në pasuri të paluajtshme ose financojnë një qeveri në vështirësi: kjo është bota e shtetësisë në “shitje”.

Ndonjëherë disa vende bëjnë të dyja bashkë: është rasti i Shteteve të Bashkuara ku Trump ndërton mure në kufi, dërgon Gardën Kombëtare dhe imponon një shtrëngim në lejet e punës të kategorisë H-1B, por nuk prek programin EB -5 që u lejon çdo vit 10 mijë të huajve të pasur për të blerë, fjalë për fjalë, të drejtën për t’u bërë shtetas amerikanë.

SHBA: OK për oligarkët rus dhe kinezet e pasur

I lejuar nga Akti i Emigracionit i vitit 1990, ky program është i rezervuar për ata që investojnë së paku $ 500,000 në SHBA dhe krijojnë 10 vende pune. Në këmbim, investitori, gruaja dhe fëmijët marrin një kartë të gjelbër që u lejon atyre të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara për dy vjet. Nëse objektivat arrihen, pas dhjetë vjetësh mund të marrin pasaportën amerikane.

 Kryesisht e shfrytëzuar nga kinezët e pasur dhe oligarkët rusë, ky program konsiderohet i rrezikshëm nga disa senatorë republikanë kanë kërkuar rishikimin ose heqjen e tij, duke pretenduar se ai ka qenë mjet i abuzimive të rënda. Donald Trump, i cili madje, sheh me urrejtje kinezët, ka rinovuar EB-5. Shtetësia është një vlerë themelore, e cila është fituar pas disa viteve të jetesës, duke punuar dhe paguar taksat në një vend. Por deri tani ka vende të gatshme për të shitur parimet e tyre, të interesuar për paratë e të ardhurve, më shumë se lidhja e tyre aktuale me vendin pritës.

Tregu i pallateve dhe apartamenteve luksoze që kushtojnë dhjetëra miliona dollarë në Nju Jork, Miami dhe Los Anxhelos janë gjithashtu të nxitur nga këto kanale të arta të qasjes në SHBA, të drejtuara nga kompani që ofrojnë pasuri të patundshme dhe leje qëndrimi, si La Vida, ose Henley & Partners.

 Sa kushton pasaporta e Karaibeve?

Shumë  më lehtë dhe më lirë për t’u bërë qytetarë të disa republikave të Karaibeve, si Dominika, Antigua dhe Barbuda, ose St. Kitts and Nevis. Këtu tregtia e shtetësisë justifikohet nga nevoja për të riparuar dëmet e uraganeve. Ata mund të aplikojnë një taksë të vogël për depozitat e evazorëve të taksave që vendosin llogaritë e tyre në këto “parajsa fiskale”, por gjetën si më me leverdi të shesin pashaporta. Tarifa për t’u bërë shtetas të St. Lucia dhe Antigua dhe Barbuda është 100,000 $, që duhet të paguhet në një fond qeveritar. Për në Grenada janë 200,000 $, ndërsa St. Kitts and Nevis 150 000 $, dhe pasaporta e tyre është pranuar edhe nga BE pa viza.

 

 

Kush janë gjuetarët e pasaportave?

Evropa (së bashku me Shtetet e Bashkuara) mbeten destinacioni më i lakmuar. Por kush janë gjuetarët e pasaportave dhe  të strehimeve të sigurta? Njerëzit që jetojnë në vende që vendosin kufizime për lëvizjene e qytetarëve, si Kina, Rusia dhe disa shtete të Lindjes së Mesme. Pastaj ekziston një botë e gjallë e paligjshme: trafikantët e drogës, evaduesit e taksave, ricilkuesit dhe revolucionarët.

Një treg botëror në të cilin shoqëria Henley ka hartuar një klasifikim të pasaportave më të lakmuara: në krye të listës është Gjermania, e cila lejon të hyni pa vizë në 176 vende. Megjithatë, Berlini nuk e shet nënshtetësinë e vet . Mes vendetve më të dëshiruara, pothuajse në të gjithë Evropën, mund të blihet vetëm pashaporta e Austrisë. Por kjo është një koncesion që mund të bëhet (sipas gjykimit të saj) nga qeveria në dobi të atyre që kanë investuar shuma të mëdha ose kanë realizuar gjëra me rëndësi të madhe për vendin. Me pak fjalë, një privilegj i rezervuar për shumë pak persona. Portugalia është shumë popullore (gjithashtu aktive në dhënien e shtetësisë pensionistëve, që shkojnë për të jetuar në brigjet e Atlantikut): me blerjen e një shtëpie prej 500,000 euro menjëherë merr të drejtën e rezidencës(vendbanimit), për të mbajtur atë është e mjaftueshme për të jetuar atje 7 ditë në vit dhe pas 6 vitesh të japin shtetësi. Në Greqi 250,000 euro janë të mjaftueshme, por për pasaportën ju duhet të prisni 10 vjet.

 

Qipro dhe Malta, vrima e zezë e Evropës

Për ata që duan të marrin një pasaportë evropiane, me të gjitha lehtësitë e saj, mundësitë më të mira ofrohen nga Qiproja, e cila krijoi një “korsi preferenciale” në vitin 2012, kur vendi ishte në prag të falimentimit. Për të ruajtur financat e saj, Qipro vendosi të hapte kufijtë duke vendosur një çmim shumë të lartë aksesi: 10 milionë euro. As oligarkët rus nuk ranë dakord që t’i nxirrnin nga xhepi. Kështu që “kostoja” për t’u bërë një qipriot, ra në 2 milionë euro, në formën e investimit të pasurive të paluajtshme. Vashdojnë të jenë shumë para, por në këmbim ju merrni vendbanimin dhe pasaportën e BE-së për të gjithë familjen në vetëm 3 muaj. Dhe pas 3 vjetësh është e mundur të rimerren (ose “pastrohen”) një pjesë e mirë e parave, sepse investimi mund të zbresë në 500,000 euro.

Ngjashëm historia e Maltës. Financat në krizë dhe, për t’i rivendosur ato, në vitin 2013, parlamenti vendosi të shiste shtetësinë: 650 mijë euro për investitorin emigrant plus 25 mijë për gruan dhe 50 mijë për secilin fëmijë në kujdestari. Koha e pritjes: 1 vit. Synimet e deklaruara janë për të tërhequr rusët e pasur, Azerbajxhanasit, Kinezët, Lindjen e Mesme, por numri i pasaportave të shitura është një sekret i qeverisë. Ne e dimë se sot Malta është një nga vendet më të pasura në Evropë dhe nuk pranon një migrant të vetëm që zbarkon me anije. Qiproja në vitin 2016 grumbulloi 4 miliardë euro nga shitja e 2,000 pasaportave: gjysma u blenë nga rusët, pjesa tjetër nga Kinezë dhe Lindja e Mesme.

 

Kjo hapi një e çarë në sigurinë evropiane

Të dy Vendet operojnë me një sistem taksash të lehtësuar dhe të mjegullt (asnjë alarm nuk rezulton ndonjëherë nga bankat e tyre për ndonjë transaksion të dyshimtë). Kush e blen “vizën e artë” nuk ka asnjë detyrim: për të deklaruar se kush është burimi i parave të tyre, për të krijuar vende pune, as për të jetuar në Maltë apo Qipro, sepse duke u bërë shtetas europian ka të drejtë të lëvizë lirisht në Itali, Francë, Gjermani …

nga Corriere della Sera