Pasagjerët e “Wizz Air” torturohen në Rinas/ Pasi i la të prisnin me orë të tëra, kompania i anulon fluturimin dhe ja ku përfunduan..

14662
0

Mbremjen e djeshme pasagjeret qe do te niseshin nga Rinasi ne Genova me kompanine Wizzair, kane perjetuar nje pervoje te tmerrshme udhetimi.

Nje nga pasagjeret tregon se fluturimi pritej te behej ne oren 20:15 nga Tirana ne Genova. Ne oren 18 njoftuan se avioni do te nisej ne oren 22:30 ndërsa më vone eshte shtyre serish duke i treguar se do te nisej ne oren 1 te nates.

Si te mos mjaftonte lodhja dhe raskapitja nga vonesat dhe pritja e gjata, me pleq e femije te vegjel ne mes të natës, qytetari tregon se janë jane njoftuar pas disa oresh se fluturimi i tyre eshte anuluar fare.

Asnje nga kompania nuk jepte njoftim se cfare do te ndodhte, rrinim prisnim dhe te acaruar filluan të bertisnin dhe te krijohej kaos aq sa dy tre persona u shoqeruan ne polici tregon qytetari..

Njehere na thoni do niseni ne 5 te mengjesit, njehere ne 5 te nates nderkohe na vini emaile qe avioni do te nisej mbas dy ditesh, me vone pas 4 ditesh, me pak fjale nje lemsh i vërtet, tregon qytetari.

Asnje nga vajzat e sportelit nuk jepte asnje sqarim dhe ne fund na thane qe ti presim vete biletat online. Keshtu dikush perfundoi duke udhetuar ne Pisa, dikush ne Milano etj..

Nuk eshte hera e pare qe Wizzair ka shkaktuar bere anullime te fluturimeve tek udhetaret duke shkaktuar mjaft shqetesime por shpesh here ata jane gjendur te pambrojtur edhe nga vete shteti yne qe duhet ti kerkoje llogari qe kjo gje te marre fund njehere e mire. Ka plot raste te tjera te denoncuara nga qytetaret por qe fatkeqesisht vazhdojne te bien ne vesh te shurdhet.