Çmendet shqiptari në Itali/ Qëllon komshiu disa herë me armë, pastaj merr çekiçin dhe..

686
0

Ngjarje e rëndë në Milano. Një shqiptar ka qëlluar me armë ndaj fqinjit të tij.

Mediat italiane raportjnë se 48-vjeçari shqiptar dhe fqinji egjiptian kishin pasur disa herë sherre.

Ndërkohë konflikti i fundit mes tyre për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Shqiptari kishte marrë një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar disa herë ndaj tij. Objektivi arriti t’u shmangej plumbave dhe të shpëtonte në këmbë në rrugë, ndërsa shqiptari vazhdoi ta ndiqte dhe të qëllonte.

Pasi e ka plagosur, ai ka shkuar tek banesa e fqinjit dhe ka tentuar të hapë derën. Duke mos arritur qëllimin e tij, shqiptari me një çekiç të rëndë ka nisur të tentojë të thyejë derën e shtëpisë së fqinjit ku ishin gruaja, dy vajzat dhe mbesa katër muajshe, duke kërcënuar se do të vriste të gjithë familjen.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që ka bërë rrethimin dhe më pas ndalimin e shqiptarit.

Gjatë hetimit të rastit, arma, dy gëzhoja dhe shtatë fishekë të pashpërthyer u gjetën plus një fishek ende në karikator. Viktima u transportua me kodin e kuq në poliklinikën San Matteo në Pavia pa lëndime kërcënuese për jetën, më pas u lirua me një prognozë 21-ditore.