Pas zjarrëve të frikshme që i morën jetën së paku 75 personave dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur, Greqia preket nga një fenomen tjetër i rëndë.
Në mesin e kaosit të krijuar në rajonin e Athinës, kanë nisur grabitjet e banesave të braktisura
Mediat greke raportojnë se në duart e policisë, e cila është duke kryer patrulla të vazhdueshme në zonat e prekura nga zjarret në Atikë, katër persona të moshave 22-26 vjeç u arrestuan.
Të arrestuarit akuzohen për thyerjen e një shtëpie në zonën e Neu Vujza, prej nga kanë grabitur objekte të ndryshme.