Ankoheni për plazhet e Shqipërisë, shkoni e duroni këtë malazez në Malin e Zi (VIDEO)

514
0

Rrjetet sociale po ndihmojnë të zbulohen edhe mashtrues të ndryshëm në qytetet e frekuentuara të bregdetit. Kjo ka ndodhur edhe në Mal të Zi, në njërin prej qyteteve më të vizituar nga turistët.

Sjellja e qiradhënësit të shazllonëve në plazhin Perazića të qytetit të Budvës në Mal të Zi është bërë hit në internet, pasi i pengonin pse ata ishin shtrirë në peshqirin e tyre dhe nuk kishin marrë me qira një shazllon.

Ai u soll kështu ndaj një çifti goxha në moshë, ndërsa gruaja nuk ngurroi ta incizonte me telefon.

“A mendoni se këta të tjerët janë budallenj”, u thotë ai pushuesve me ton të ngritur të zërit.

“Hiqu prej këtu, hiqu… nuk janë por ti je i mençur të plaçkitësh”, ia kthen pushuesja ndërsa shihet burri që thërret në telefon organet përgjegjëse të shtetit.

Bëhet e ditur se pasi kjo video është shpërndarë me të madhe në Mal të Zi duke nxitur reagime të shumta, qiradhënësi i shazllonëve është dënuar për sjellje kundërligjore.

E kjo video ka bërë të zbulohet edhe një tjetër skandal.

Ata që parkonin veturat në afërsi të këtij plazhi në fund të ditës duhej të paguanin 20 euro, por pagesa nuk kërkohej sapo aty paraqiten inspektorët.