Pas votimit në Kuvend, reagon urgjent Basha reagon: S’ka ndodhur kurrë më parë

348
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, reagoi menjëherë pas ndryshimeve Kushtetuese të votuara pak më parë në parlament, me 106 vota pro.

Basha ka deklaruar se sot Rama ka shkelur kushtetutën dhe historinë e vendit. Sakaq ka theksuar se një gjë e tillë s’ka ndodhur kurrë më parë, që të votohen ndryshime të njëanshme.

“Intersei i qytetarëve u shkel me këmbë. Sot Kuvendi gjysmak shkeli me këmbë ligjet dhe kushtetutën. Historinë tonë të përbashkët. Shkelën konsensusin.

Kurrë më parë Kushtetuta nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin e opozitës.

Fuqia jonë është te vota dhe mbështetja e qytetarëve. Ky pushtet nuk zhbëhet nga maskarada e sotme.

Me qëndrim të bashkuar flasim njëzëri. Në shqipëri do të vendosë vetëm vullneti i popullit shqiptar”, tha Basha.