Çfare po ndodh në vendin tonë? Vijnë urgjent ekipi i mjekëve nga Italia, po ndodh ajo që u paralajmërua

476
0

Ashtu sikurse ishte paralajmeruar, Italia ka sjellë sot në vendin tonë 7 eksperte shëndetësor për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Në grupin e ardhur bëjnë pjesë mjekë, infermierë, anestezistë si dhe një specialist i emergjencave civile.

Ekspertët italian do të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë 14 ditore dhe do të asistojne stafin mjekësor shqiptar në betejen kundër Covidit.

Kujtojmë se gjatë muajit mars në periudhën kur epidemia ishte në kulmin e saj në shtetin fqinj dhe situata e sistemit shëndetësor në zonën e Lombardisë ishte duke kapituluar, Shqipëria tregoi një gjest solidariteti mjaft të madh, duke dërguar një ekip modest mjekësh në Itali, por duke dhënë një mesazh solidariteti i cili bëri jehonë në të gjitha mediat evropiane.