Pas videos me Florin, Romeo hakmerret keq ndaj Jonida Maliqit, mësohet se ai po…

1895
0

Video e këngëtares Jonida Maliqi me Flori Mumajesin bëri namin në media. Por fill pas videos, u publikuar dhe lajmi i ndarjes së këngëtares nga i dashuri i saj aktor, Romeo Veshaj.

Mesa duket aktorit nuk i ka pëlqyer ajo që ka parë dhe menjëherë ka fshirë nga Instagrami i tij fotot me këngëtaren. Këtë gjë bëri edhe Jonida pas gjestit të Romeos.

Kohë më parë çifti kishin publikuar foto dhe video nga i njëjti vend ku kishin shkuar për të bërë tatuazhe. Ata kanë bërë tatuazhe të njëjta në krah kushtuar njëri-tjetrit.’

Pas puthjeve pasionante dhe dedikimeve romantike të dashurisë, në periudhën e tyre të artë, Jonida dhe Romeo gdhendën dashurinë e tyre në trup.

Por, pasi këngëtarja shkëputi çdo marrëdhënie me aktorin e humorit dhe e la, Romeo ka vendosur të marrë h.ak.

Ai e ka fshirë tatuazhin nga trupi i tij. Aktori ka ndarë foto nga studio e tatuazheve, ku tregon se po mbivendos një tatuazh tjetër, në të njëjtin vend që gdhendi dedikimin për Jonida Maliqin.