Pas tërmetit, Turqia goditet nga një tjetër fenomen, humbin jetën dhjetra persona

54
0

Banorët e zonave në Turqi që u goditën nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit po jetojnë momente tragjike  pas reshjeve të dendura të orëve të fundit.

Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje që u marën jetën të paktën 10 personave, mes tyre një fëmijë 1.5 vjeç.

Zonat që morën goditjen më të madhe ishin Sanliurfa, ku humbën jetën katër persona. Siç u bë e ditur, katër të vdekurit në Sanliurfa humbën jetën në një nënkalim të përmbytur.

Pesë të tjerë të vdekur u gjetën në një apartament nëntokësor në rrethin Tadogan. Sipas Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive, në Sanliurfa në 24 orët e fundit kanë rënë 111 milimetra shi për metër katror.  Sipas të njëjtit burim, pesë persona rezultojnë të zhdukur në këto dy zona.

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet tragjike, ku uji vërshon në rrugë, duke përmbytur makina dhe cdo objekt që u del para.