“Kjo pranverë është e ngjashme me pranverat e viteve 90”, metorologia zbulon kur largohet i ftohti

39
0

Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja tha se e gjithë java në përgjithësi pritet te jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm.

Të mërkurën pritet prezencë reshjesh kalimtare, një front i ftohtë kalimtar që largohet të enjten.

Në përgjithësi kjo pranverë është e ngjashme me pranverat e viteve 90 tipike mesdhetare.

Temperaturat nuk do kenë luhatje si gjatë viteve të fundit , tha meteorologia.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje të dendura dëbore ndërsa në zonën e juglindjes reshjet e dëborës me intensitet të ulët dhe mesatar.

Temperaturat parashikohen:në zona malore 5 deri 13°C,në zona e ulëta 7 deri 18°C,në zona bregdetare 12 deri 18°C